Vajza 23 vjeçare e Kris Jenner dhe Caitlyn Jenner, Kendall Jenner është modelja më e paguar për vitin 2018, sipas listës së të ardhurave vjetore të publikuara nga ‘Forbes’, me plot 22.5 milionë dollarë, përcjellë GazetaBlic.

‘Forbes’ pretendon se fitimet mbresëlënëse të Jenneri-t vijnë nga kontrata me emra të mëdhenj si ‘Estee Lauder’, ‘Adidas’, dhe ‘Calvin Klein’.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashinas” ka mundur bukuroshen bjonde Karlie Kloss, e cila radhitet në vendin e dytë me 13 milionë dollarë, që ishte fitimi i saj vjetor më i mirë falë partneriteteve me ‘Swarovski’, ‘Adidas’ dhe ‘Away’.

Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington-Whiteley gëzuan vendin e tretë, dy modelet që fituan 11.5 milionë dollarë këtë vit.

Fitimet e Teign erdhën nga vendimi i saj për të krijuar një linjë të pajisjeve të gatimit, duke lëshuar edhe librin e dytë, ndërsa Rosie Huntington-Whiteley bëri paratë e saj me fillimin e linjave të saj të të brendshmeve, grimit dhe aromave, partneritet me Marks & Spencer.

MUND TË JU PËLQEJNË