Sot e feston ditëlindjen motra e Kim Kardashianit, modelja Kendall Jenner e cila mbush 23 vjeç.

Kimi ka zgjedhur ta uronte motrën e saj me një dedikim të veçantë të bashkëngjitur me një fotografi të vjetër të tyre.

“Zemra ime Kenny (Kendall Jenner), Urime ditëlindja! Ti je kukulla më e ëmbël në botë. Të uroj gjithë jetën dashuri dhe të mira! Të dua shumë dhe mezi po pres të festoj sot me ty” ,ka shkruar Kimi në mbishkrimin e fotografisë që e ka shpërndarë në Instagram.

Kujtojmë se Kim Kardashiani i ka motra nga nëna Kylie Jennerin dhe Kendall Jennerin. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË