U bënë dy muaj tashmë që reperi Stresi dhe bashkëshortja Keisi i dhanë fund martesës.

Pas daljes së këngëtarit nga qelia, ai dhe Keisi nuk u panë më bashkë dhe madje fshinë të gjitha fotot dhe e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.

Keisi prej një muaj është larguar në Kanada ku dhe ka vazhduar me jetën e saj, ndërkohë që Stresi ka vijuar karrierën e tij në Shqipëri ku dhe ka publikuar disa këngë të reja.

“Unë s’kam postuar dhe s’do postoj kurrë për këtë punë. Janë çështje që nuk është hera e parë që i kaloj. Jam shumë i fortë. Unë e kaloj shumë shpejt çdo gjë”, u shpreh Stresi në emisionin Why Not duke iu referuar ndarjes.

Mirëpo, ndonëse u bënë 2 muaj, siç duket Keisi nuk heq dot dorë nga reperi. Ajo ka publikuar një foto ku shihet me qenushin e saj, por vëmendjen e të gjithëve e ka marrë unaza e martesës që Keisi mban ende në gishtin e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË