Dy zëra të pashtershëm të estradës, babë e bijë të dy së bashku ka vite që janë pjesë e pandashme në tregun muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur nga Gjakova, Zeqë Kuqin dhe vajzën e tij Yllkën.

Është Yllka ajo që shpesh na ka prezantuar me familjarët e saj, e sidomos duke treguar çdo herë haptazi respektin dhe dashurinë që ndjen ndaj babait.

E, sonte më shumë se kurrë, këtë person special ajo e uron me fjalët më të sinqerta që i burojnë nga thellësia zemrës.

Natyrisht, karshi kujdesit e dashurisë që kanë prindërit për ne edhe një jetë tjetër po ta kemi, nuk mund t’iu kthejmë ato që ata kanë bërë për ne. Nuk mjaftojnë gjuhët e tërë botës që t’ua shprehim ndjenjat.

E Yllka, nuk ka dëshiruar të zgjerohet më shumë, thjesht duke përcjellë gjithë dashurinë me fjalët:”Shumë urime babi” dhe “Të dua”.

E për më shumë ka lënë që të flasin imazhet.

Ndryshe, Yllka është e angazhuar jashtëzakonisht shumë në projekte e mbrëmje të shumta muzikore. \ Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË