Një ëmbëlsirë e shijshme turke e butë dhe e ëmbël.

Në qumësht shtoni sheqerin e imët dhe vendoseni që të vlojë.

Gjatë kësaj kohe tundni miellin, nishestenë dhe të verdhët e vezës me pak ujë dhe gradualisht duke e përzier vazhdimisht shtoni në qumështin i cili vlon.

Ulni zjarrin dhe zieni derisa të dendësohet.

Në fund shtoni gjalpin dhe kur ai të shkrihet shkurtimisht me mikser tundni kremin që të bëhet i shkriftë.

Një tigan të madh lyejeni me gjalpë dhe hidhni sheqerin pluhur, ndërkaq sipër shtoni kremin e nxehtë.

Enën vendoseni në pllakën e nxehtë, në mënyrë që sheqeri të karamelizohet.

Herë pas here me lugë kontrolloni se a është karamelizuar.

Kur të përfundojë karamelizimi, enën vendoseni në një tepsi të madhe dhe aty shtoni me kujdes ujë të ftohtë për t’u ftohur sa më shpejt dhe që përmbajtja të ndahet nga ena.

Ëmbëlsirën e ftohur futeni në frigorifer për dy orë, pastaj me thikë të mprehtë priteni në shirita të gjerë.

Ëmbëlsirën e përfunduar zbukurojeni me miell kokosi apo me fëstëkë të bluar.

MUND TË JU PËLQEJNË