Suksesi i saj në karrierë është i padiskutueshëm. Afërdita Demaku këngëtarja e muzikës popullore është njëra nga ato artiste që publiku e ka shumë përzemër.

Ajo i ka qëndruar përherë pranë publikut, me muzikën e mirëfilltë që ka kultivuar për dekada, shkruan “Kosovarja”.

Veçohet për zërin e mrekullueshëm dhe atmosferën që krijon, duke u bërë kështu nga më të kërkuarat nëpër dasma e ahengje të ndryshme familjare.

Me kalimin e viteve këngëtarja ka ndryshuar dukshëm në pamje, duke u prezantuar çdoherë më e bukur dhe elegante.

“Bac Perhajr Dasma” dhe “Shumë po gzohna erdh bajrami”, janë projektet e fundit të këngëtares të cilat u priten mjaftë mirë nga publiku.

Përveç këtyre, Afërdita sot iu ka gëzuar një suksesi tjetër. Ajo ka publikuar një storie në Instagram teksa i gëzohet 5 milion shikimeve në Youtube që ka arritur ti mbledhë të kënga “Cila ta la parfumin” e realizuar në vitin 2014.

Ndryshe skenës muzikore tashmë ia kanë mësyer edhe djali dhe vajza e saj, e cila po shijonë sukseset e para./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË