Askush nuk i ka ndihmuar më shumë se sa linjat bombastike për tu vënë re nga do që këmba e saj ka shkelur.

Është fjalë për valltaren shumë të njohur, Donjeta Kosumin, apo ndryshe e njohur si “Kallashi, e cila për një kohë ka përbërë lajm në çdo detaj që është paraqitur, shkruan Kosovarja.

Doli si doli, dhe u pëlqye tej mase, duke lënë gjurmë ngado që ka shkuar dhe perfomuar me vallëzimet e saj në klube të ndryshme.

Po sikur të jetë ngopur nga këto paraqitje, ajo tanimë nuk është aktive në këtë drejtim dhe çdo aktivitet i saj është shëndrruar në heshtje.

Por, përsëri nuk po rri duarkryq dhe sikur të jetë drejtuar nga filozofia, pasi kohët e fundit po dhuron edhe përshtypje të këtilla me shkrime nga më të ndryshmet.

Me një të fundit ka ardhur edhe sot, teksa kishte falënderuar të gjithë dushmanët e saj, urrejtja e të cilëve e ka bërë që të ecë tutje.

Ndonëse e rrallë, po Kallashi kallash, ka ditur si ti përdorë negativitet e të tjerëve dhe të mbizotërojë në majën e famës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË