Të gjithë e dijmë historinë e famës së saj, se si nga një vajzë e thjeshtë u shndërrua në senzacion.

Është fjala për protagonisten më të ndjekur Donjeta Kosumi, apo ndryshe e njohur me emrin Kallashi, shkruan Kosovarja.

Ajo depërtoi dhe u bë e njohur në shoëbizin shqiptar, përmes vallëzimeve të saj e dridhjeve bombastike që dhuronte në klubet e natës.

Po, është e vërtetë që Kallashi diti shumë mirë ta luajë rolin e më të famshmes, dhe të mbizotërojë famën, duke e pasur në duar për vite të tëra.

Në kohët e fundit sikur është tërhequr pak nga kjo përditshmëri që e priste çdo natë në vende e mbrëmje të ndryshme.

Por, kjo nuk do të thotë se nuk është pjesë e rrjeteve sociale, përkundrazi është shumë aktive dhe përdoruese e rregullt e tyre.

Aty personazhi më i interesuar na njofton për çdo të re të saj, duke mos anashkaluar asnjëherë fotografitë dhe pozat që vijnë vetëm nga ajo.

Kallashi edhe sonte ka diçka për të na treguar e prezantuar, madje atë jo çfarëdo, por një skenë të nxehtë nga shtrati, ku këtë pamje e përcjell me një thënie duke thënë se është ëndrra e çdo shqiptari. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË