Kryetari i PDK-së, njëherësh kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka guximin ta merr në dorë fatin e ardhshëm të shtetit të Republikës së Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Kadri Veseli ka shpalosur mbrëmë në “Klan Kosova” shumë detaje rreth historikut të taksës ndaj Serbisë dhe ka treguar se ai ka një shtrëngim duarsh me Shtëpinë e Bardhë për të ardhmen e Kosovës.

Kadri Veseli ka treguar për të parën herë shumë detaje të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit SHBA-Kosovë gjatë vizitave të tij në SHBA, e që ka folur drejtpërdrejt se është i vetmi lider kosovar që mund ta zgjidh problemin e Kosovës.

Në planin e politikave të jashtme Kadri Veseli në “Klan Kosova” ka treguar se e di shtegun e Kosovës nëpër të cilin duhet kaluar me ndihmën e Amerikës, ndërsa në planin e politikave të brendshme ka thënë se do e luftojë korrupsionin.

Nga pozita e kryeministrit të ardhshëm, Veseli është zotuar se do ta përdor guximin për pastruar shtetin nga korrupsioni dhe në këtë plan ai simbolikisht e ka marrë Ivo Sanaderin e arrestuar nga shteti kroat, si shembull që duhet të bartet edhe në Kosovë.

“Edhe unë do bëj njëjtë ndaj Sanaderëve tanë në Kosovë, pa marrë parasysh a është Sanader e kush është, do ta qoj ku e ka vendin”, ka thënë Kadri Veseli, duke folur për luftimin e korrupsionit në Kosovë. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË