Aktorja tropojane Arjola Demiri po vazhdon të simpatizohet po aq shumë edhe pse më nuk është pjesë e serialit “O sa mirë” ku edhe u bë e njohur për publikun kosovar me rolin e “Xhbanes”

Tropojanja bukuroshe është duke vazhduar rrugëtimin e karrierës së saj në shumë shfaqje teatrale, madje edhe duke rrëmbyer çmime si një prej aktoreve më të mira, shkruan “Kosovarja”.

Sot bukuroshja shqiptare feston ditëlindjen, urime të shumta pati nga familjarë, miqë e kolegë të cilët nuk hezituan ti thonë fjalët më të bukura për këtë vjazë të çiltër.

Urimi më i veçantë i erdhi nga regjisori i njohur Ben Apolloni, ku tregoi se aktorja ia ka nxirë shpirtin dhe se dëshiron ta shohë duke rrëmbyer edhe çmime Oscar.
Një motivim i bukur ky bash në ditën më të veçantë të aktores./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË