E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, aktorja Arjola Demiri është befasuar nga disa njerëz të dashur për të, fillimisht nga gjyshi e më pas nga shoqja e ngushtë.

Pas videomesazhit të shoqes, ajo gjeti rastin ta falënderonte pamasë për mbështetjen që i kishte dhënë gjatë viteve më të vështirë të jetës.

“Almona më ka thënë gjithmonë ‘ti vlen, çohu në këmbë, ti vlen’. Sigurisht që ka pasur nga ato momente kur mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës”.

“Ka pasur shumë momente të tilla, mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës në atë fazën kur unë isha futur në depression, që nuk po gjeja një rrugëdalje, nuk po gjeja atë dritën e shpresës”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë që Arjola u bë e njohur për publikun e Kosovës falë rolit të Xhbanes në serialin e popullarizuar komik, “O Sa Mirë”.tch.

MUND TË JU PËLQEJNË