Për dallim nga kunatat tjera që kanë raporte të mira ndërmjet veti, kjo ndjesi tek Nora dhe Tuna është paksa e ftohtë.

Kjo temë ka qenë gjithmonë kryesore në mediat rozë, dhe po ashtu në interes të madhë për publikun, shkruan “Kosovarja”.

Në çdo hap janë qendër e vëmendjes, jo vetëm në jetën reale por tani kjo po vërehet edhe në rrjete sociale.

Kjo vërehet edhe në Instagram, teksa komentuesit iu lëshojnë fjalë interesante.

Në një fotografi të Tunës, e cila duket përrallore dhe me pamje krejtësisht ndryshe dikush prej ndjekësve ia la një koment interesant.

“E kur ta sheh Nora Istrefi këtë foto ka me lshu shpirti”, ishin shprehjet e komentuesit.

Pra, këngëtaret përveç konkurente në karrierë kjo gjë po i preokupon edhe në jetën familjare, pasi që janë kunata.

Kujtojmë, që Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu dikur kanë qenë shoqe të ngushta. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË