Ka dhjetë vjet që Nicole Kidman nuk i ka takuar fëmijët e saj.
Akorja holliwoodiane, Nicole Kidman, pas një kohe të gjatë ka zgjedhur të flas për fëmijët të cilët i kishte adoptuar gjatë kohës kur ishte e martuar me Tom Cruise, transmeton lajmi.net.

Arsyeja e distancimit me Connor Cruisen dhe Isabella Jane Cruisen qëndron në faktin se fëmijët vendosën që së bashku me babanë të ndjekin predikimet e Kishës së Sajentologjisë dhe për një kohë është raportuar ky fakt.

Por është hera e parë që Kidman flet rreth kësaj çështje dhe arsyetohet gjatë intervistës për ‘Who’.

”Ata vendosën të ndjekin Kishën e Sajentologjisë, por puna ime si nënë është t’i dua. Unë jam një shembull i kësaj tolerance. Pavarësisht se për çfarë shkruhet apo raportohet, fëmijë duhet ta dinë se nëna i do shumë. Jam shumë e hapur për këtë çështje”, ishin fjalët e saj.

Kidman ka dy vajza biologjike me Keith Urban.

MUND TË JU PËLQEJNË