Është padyshim ndër deputetet më të zëshme dhe më aktive në vend.

E gëzimit për lajmin e madh për rizgjedhjen e kongresmenit amerikan Eliot Engel, mikut të madh të popullit tonë, i është gëzuar shumë edhe Blerta, shkruan Kosovarja.

Madje, ajo në llogarinë e saj, përmes një imazhi kishte shkruar fjalët uruese të cilat do t’i lexoni në vazhdim:

“Rizgjedhja e kongresmenit amerikan dhe mikut të shqiptarëve, Eliot Engel në Dhomën e Përfaqësuesve, padyshim se është lajm i mirë.

Miku i Kosovës Eliot Engel ka mbajtur gjallë për vite me radhë çështjen e Kosovës në Uashington, dhe ka qenë njëri prej mbështetësve të fuqishëm të bërjes së Kosovës shtet.
Qytetarët e Kosovës do ta t’i gëzohen gjithmonë sukseseve të miqve dhe do ta ruajnë respektin për të gjithë mbështetësit e shtetësisë së Kosovës” ./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË