Nëse ndodh që ju mpihen duart, mos neglizhoni por shkoni urgjentisht dhe konsultohuni me mjekun.

Sipas ekspertëve, pas mpirjes së duarve fshihet një rrezik shumë serioz për shëndetin tuaj.

Ekspertët theksojnë se në duar gjenden receptorët e prekjes më të ndjeshëm në të gjithë trupin, dhe të gjithë këto nerva janë të lidhura drejtpërdrejt me trurin tuaj.

Më tej ata shprehen se nëse një nga këto nerva dëmtohetn atëherë truri nuk mund të marrë të gjithë informacionin që dërgojnë duart, e si pasojë vjen mpirja e duarve, shkruan noa.al. Pra, mpirja e duarve, ose siç njihet ndryshe nyja e dorës, ndodh kur keni ngarkesë të nervave. Nëse ju ndodh një gjë e tillë gjatë ditës apo natës, nuk duhet ta anashkaloni.

MUND TË JU PËLQEJNË