“O’Clone” ka qenë një ndër serialet më të pëlqyera, i cili edhe sot, gati pas dy dekadash, ende mbahet mend nga ata që e kanë ndjekur atë.

Me kastë të mirënjohur dhe të pëlqyer të aktorëve, “O’Clone” ka arritur shikeshmëri të madhe në tërë botën.

Nga ky serial, një nga aktorët që ka pasur rol të veçantë, ka qenë edhe aktori Dalton Vigh apo “Saidi”, i cili ka luajtur rolin e burrit të aktores kryesore të serialit, Giovana Antonellit apo “Zhades”.

Me rolin e tij të veçantë, “Saidi” ka fituar popullaritet kudo që është transmetuar seriali, shkruan rtv21.tv Në kohën kur është xhiruar seriali, “Saidi” ka pasur 38 vjet, ndërsa sot ai ka 55 vjet dhe ka ndryshuar paksa stilin.

Kjo shihet nga imazhet e shumta që aktori ka publikuar në instagram për 184 mijë ndjekësit e tij. Dalton Vigh de Sousa Vales është aktor brazilian, i cili është lindur më 10 korrik të vitit 1964. Ndonëse, karrierën e ka filluar qysh vite më parë, popullaritetin ai e fituar me rolin e “Saidit” nga seriali “O’Clone”.

Kujtojmë që, ”O’Clone” ka qenë telenovelë braziliane, që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002.

 

MUND TË JU PËLQEJNË