Këngëtarja Jonida Maliqi duket se nuk po mund t’i ndahet partnerit të saj, Romeos.

Dyshja që shpesh kapen bashkë, duket se nuk po i ndanë as vendi i punës.

Ditën e sotme këngëtarja është shfaqur në zyrat e platformës Tring, aty ku punon aktori i cili për tre muaj bashkë me vëllain dhe Bora Zemanin solli programin ‘Treshat’.

Sakaq, Jonida duket se do jetë e përfshirë indirekt edhe në projektin më të ri të Borës, partneres së kunatit e cila do ta sjellë një reality-show dedikuar modës.

Jonida si ikonë e kësaj fushe dhe me përvojë në televizion, nuk kishte se si të mungonte qoftë edhe indirekt me syrin e saj kritik në këtë sipërmarrje të re.

MUND TË JU PËLQEJNË