Jonida Maliqi është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar.

Ajo është një vajzë që njihet për disa aftësi dhe talente të ndryshme që kanë të bëjnë ngushtë me njëra-tjetrën. Disa njerëz e adhurojnë për zërin e saj, të tjerë nuk rrinë dot pa e komentuar stilin e veshjes, por ka edhe nga ata që duan ta shohin në prezantim. Edhe në këtë fushë, Jonida ka eksperimentuar me dy emisione”, Dancing With the Stars” dhe “Dua vendin tim”.

Jonida mesa duket ka në plan që të rikthehet në Top Channel me një projekt të ri. Ajo vetë përmes një postimi në Instastory na ka treguar se po punon për këtë projekt, por pa zbuluar detaje të tjera.

Nga video shikohet se ka të bëjë me emisionin e së dielës, pasi ajo mban në duar skaletën që lexon “Tv Show të Diel”. Neve na mbetet veçse të presim të dielën ose një konfirmim tjetër nga Jonida për këtë rikthim në Top!

 

MUND TË JU PËLQEJNË