Ata të dy po e shijojnë muajin e mjaltit.

Aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori, producenti i njohur shqiptar, Besnik Krapi, më 14 shtator i dhanë fund beqarisë. Dasma e çiftit e cila u mbajt në Shqipëri mori vëmendje të madhe, shkruan rtv21.tv.

Pas dasmës, në rrjetin social Instagram, Jonida ka publikuar disa fotografi përmes të cilat tregon se po shijojnë muajin e mjaltit.

Ajo ka publikuar një fotografi në të cilën shihet pranë Besnikut, të cilin kishte puthur dhe nuk ia ka fshirë buzëkuqin. “Duke e bërë foton, Besniku tha: Çfarë kam në buzë more? Por ishte shumë vonë”, ka shkruar Jonida krahas fotos.

MUND TË JU PËLQEJNË