Mimoza Shkodra është këngëtarja më me zë dhe më me ndikim në showbizin shqiptar.

Prej vitesh në skenë, numëron shumë këngë e hite të padiskutueshme dhe perfomanca që e kanë bërë të shkëlqejë gjithmonë, shkruan Kosovarja.

Ndonëse nuk është shumë aktive sa i përket projekteve të reja, Mimoza e kemi të pranishme kudo në botë duke dhuruar këngë, energji dhe dashuri të gjithë adhuruesve të saj.

E duke u munduar që mos ti harrojë fansat e saj, ajo kohë pas kohe sjell risi edhe në rrjetet sociale, duke treguar e shpalosur më shumë nga jeta e saj.

Kurse, këto ditë ajo gjendet në Gjermani, ku nuk po e zë vendi vend duke vizituar çdo qytet.

E, së fundi u pa duke kaluar disa momente të lumtura, ku edhe ishte prezente në festën e Tetorit, ndryshe atë të birrës.

Në bazë të pamjeve, ajo po kënaqet atje dhe po përjeton çastegëzimi vërtetë. /Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË