“Buzët i paske bo perfekt. Te kush?” – “Te Jeta valla, ma e mira. “A po, a? E dhëmbve, a ju ke bo diçka, a?” – “Po, po…komplet aty”.

Kjo bisedë është bërë e zakonshëm. Kryefjala është Jeta Jahja, sotmatologia dhe estetistja nga Prishtina, që është bërë “hit” falë punës së saj si dentiste dhe estetiste.

Në klinikën “Dr.Jahja” në kryeqytet, gjithmonë ka shumë frekuentim, kjo për shkak të punes cilësore në stomatologji edhe estetikë.

Jeta Jahja, që është ndër doktoreshat më të mediatizuara për shkak të ndërthurrjes profesionale dhe të sukseshme të stomatologjise dhe estetikes, i mirëpret të gjithë, nga njerezit e thjeshtë e deri tek më të njohurit, që “Dr.Jahja”, e kanë adresen e tyre të preferuar dhe të besueshme.

Jeta, që është nga “mantelbardhat” më praktike që mund ta njihni, thotë se është rritur në një familje doktoresh, pasi babain e ka stomatolog dhe nënën dokoreshë, andaj nuk e kishte të vështirë ta bënte këtë zgjedhje, për të cilen nuk është penduar asnjëherë.

“Pas gjashtë vitesh studime dhe shumë sfidave e gëzoj titullin e doktoreshës. Kanë qenë vite të angazhuara, por gjithsesi kam gjetur edhe kohë për vetën”, thotë Jahja, që tashmë njihet si stomatologia edhe si profesionistja qe realizon më së shumti nderhyrje estetike, si mbushje buzësh, mënjanim të rrudhave dhe një mori intervenimesh të kësaj natyre.

Klinikën e saj e vizitojnë shumë femra, madje edhe këngëtarët më në zë, një pjesë prej të cilave edhe mund të shihen në faqen e saj shumë te ndjekur në Instagram, shkruan “Kosovarja”.

SHËRON DHE ZBUKURON
Dr.Jeta shton se profesioni i stomatologjisë ka të bëjë shumë me estetikë , andaj i ka pëlqyer ndërthurrja e artit në mjeksi.

“Më pëlqen shumë të realizoj edhe gjëra të bukura, si zbardhja e dhëmbëve me metodat më bashkohore dhe gjithashtu të bëjë korrektimin e pamjes së atyre që duan të ndryshojnë diçka.

Gjjthsesi, ne mjekët e kemi prioritet shërimin, por pse jo edhe të kontribuojmë ne estetikë dhe në të bukurën”, thotë doktoresha, që duket qartë se punën e bënë me shumë pasion.

Kur jemi tek ndërhyrjet estetike, ajo sqaron se sot mbushjet bëhen me metodat më efikase dhe më të shëndetshme, pa efekte anësore dhe jo permanete.

“Përderisa mbushja e buzëve ose realizimi i mbushjeve të tjera si heqja e rrudhave, mbushja e mollëzave, apo freskimi i pjesëve të tjera të fytyrës, nuk sjell dëme dhe nuk ndikon asgjë në organizëm, është e kuptueshme që kërkesat të jenë në rritje”, thotë doktoresha e cila shëron dhe zbukuron.

MUND TË JU PËLQEJNË