Ish politikani, tash analist politik, Dardan Gashi shumë pak ka folur për jetën e tij private duke bërë përjashtim, e megjithatë, ndonëse pa dashjen e tij, ajo shpesh është vënë në qendër të vëmendjes, shkruan “Kosovarja”.

Dardan Gashi, është i martuar me prezantuesen Jehona Bajrami, e cila prej vitesh është pjesë e ekranit.

Në një intervistë dhënë “Kosovares”, Johona kishte folur për rëndësinë e familjes.

“Te gjitha gjërat mund të ndryshojnë në jetë, por e vetmja është familja me te cilen e nisë dhe e mbaron”, thotë një filozof amerikan. E mbështes fuqishëm këtë thënje. Unë, kam humbur një nga njerëzit më të dashur të familjes, babain, I cili padyshim që jeton me mua, edhe pse jo fizikisht. Megjithatë, jam e lumtur që kam edhe më dikë që më pret kur kthehem në shtëpi”.

Jehona Bajrami, konsiderohet të jetë një nga prezantueset më elokuente dhe fytyrat më të pashme në televizionet kosovare, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË