Dardan Gashi është ndër aktorët që publiku më së shumti e pëlqen për karakterin e tij karizmatik që e luan.

Simpatinë e fitoi me rolin e ‘Hamdisë’ në serialin vendor “Çka ka shpija”, në të cilin aktualisht është aktiv, shkruan “Kosovarja”.

Hamdiu, një djalosh naiv, të cilit i ndodhin shumë gjëra në serial, megjithëse nuk i bëjnë përshtypje, vazhdon në të tijën duke realizuar qëllimet.

Aktori simpatik për ata që duan të dijnë, jashtë serialit është një personazh krejt tjetër.

Një burrë i kujdesshëm, besnik dhe shumë i përkushtuar ndaj familjes. Ai është i martuar dhe ka një djalë ndaj të cilit ushqen dashurinë më të madhe.

Për dallim nga seriali Dardani është një bashkëshort i dashur dhe gëzon mirëkuptim e dashuri ndaj gruas së tij.

Madje jo rrallë ata dalin bashkë në ambiente të ndryshme për t’u relaksuar e kaluar momente të këndshme.

Së fundi çifti shihen duke u relaksuar bashkë me djalin e tyre Nilin. Nili duket aq këndshëm teksa bën veprimin interesant ndërkohë që prindërit dëshirojnë të realizojnë fotografi.

“Nili kur don me na prish fotot. 🤪🤪🤪”, shkruan aktori krahas videos në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË