Simpatinë e fitoi me rolin e ‘Hamdisë’ në serialin vendor “Çka ka shpija”, në të cilin aktualisht është aktiv.

Dardan Gashi është ndër aktorët që publiku më së shumti e pëlqen për karakterin e tij karizmatik që e luan, shkruan “Kosovarja”.

Hamdiu, një djalosh naiv, të cilit i ndodhin shumë gjëra në serial, megjithëse nuk i bëjnë përshtypje, vazhdon në të tijën duke realizuar qëllimet.

Aktori simpatik për ata që duan të dijnë, jashtë serialit është një personazh krejt tjetër.

Një burrë i kujdesshëm, besnik dhe shumë i përkushtuar ndaj familjes. Ai është i martuar dhe ka një djalë ndaj të cilit ushqen dashurinë më të madhe.

Për dallim nga seriali Dardani është një bashkëshort i dashur dhe gëzon mirëkuptim e dashuri ndaj gruas së tij.

Madje jo rrallë ata dalin bashkë në ambiente të ndryshme për t’u relaksuar e kaluar momente të këndshme. Iu sjellim disa fotografi të çiftit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË