Një e re shqiptare ka bërë një rrëfim të veçantë.

Ajo ka treguar se është shtatzënë por i fejuari nuk para, ndërsa dashnori ka para por nuk e di që kjo është shtatzënë.

Këtë rrëfim e ka bërë për JOQ.

21-vjeçarja shkruan

Mirëdita JOQ! Jam një vajzë 21 vjeçe dhe jam e fejuar prej dy vitesh. Kam një javë që kam mësuar se jam shtatzënë me të fejuarin tim, por problemin është se ky nuk ka asnjë perspektivë, asnjë punë dhe nuk di çfarë të bëj.

Fëmijët kërkojnë kushte dhe kanë shumë shpenzime.

Dua të tregoj që kam edhe një lidhje tjetër me një djalë i cili ka shumë para. Ai më thotë shpesh që të ndahem nga i fejuari që të krijojmë një jetë bashkë, por ky nuk e di që unë kam mbetur shtatzënë.

Tani jam në dilemë të madhe se çfarë të bëj. Dua ndonjë mendim të sinqertë. Faleminderit!”

MUND TË JU PËLQEJNË