Shpesh politikanët tanë tregohen kreativ, madje edhe romantik në postimet e tyre, veçmas kur është fjala për personat e zemrës.

Edhe Jakup Krasniqi, përmes disa vargjeve nga fshati, tregon për jetën larg qytetit, duke ironizuar edhe me situatën politike në vend, e kuptohet këtë e ka bërë me figura stilistike, shkruan Indeksonline.

Krasniqi ka postuar madje edhe një fotografi, ku shfaqet pranë bashkëshortes, teksa thur vargjet e poezisë të cilën e ka titulluar: Për një jetë jetuar njerëzishëm.

PËR NJË JETË JETUAR NJERËZISHËM

Çaste të bukura në natyrën e virgjër të fshatit

Larg shumë larg plehrave të larta të shtetit

Që turpshëm përditë ndysin Kryeqytetin

Ndërsa qytetarët u shmangen mbeturinave

Çdo ditë të lume në pastrim të fytyrës

Të ndoturë nga të pafytyrët!

Te paftyrët që donë të qeverisin

Me qej e langoj të harlisur

Të rinjtë përditë i frikësojnë

Me krokodilët e frikshëm

Larg atdheut i degdisin

Për një jetë jetuar njerëzishëm!

MUND TË JU PËLQEJNË