Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka shkruar në lidhje me taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se ajo nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe, shkruan Gazet Blic.

Krasniqi ka vlerësuar se të gjitha përgjegjësitë për raportet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve janë në Beograd.Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:

“FAJTORIN PER TAKSEN KERKONI NE BEOGRAD

Ajo që duhet thënë në mënyrë të qartë është, se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe.

Madje qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit.

Ata janë përgjegjësit kryesor të të gjitha raporteve serbe e shqiptare. Nëse ka dhe ka lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër”.

MUND TË JU PËLQEJNË