Të gjitha vezët na duken njësoj nga pamja e jashtme, dhe e mësojmë nëse janë të freskëta ose jo vetëm atëherë kur nisim t’i gatuajmë.
Të gjithë e dimë që një vezë jo e freskët na sjell pasoja shumë negative për shëndetin tonë, prandaj ne, sidomos gjatë sezonit të verës e përdorim shumë pak si produkt.
Por ka një mënyrë se si të zbuloni nëse veza që keni blerë është e freskët ose jo, para se të nisni ta gatuani.
Merrni një enë të tejdukshme dhe mbusheni me ujë.
Vendoseni vezën dhe shikoni:
1. Shumë e freskët
Veza fundoset në ujë, e shtrirë me pjesën anësore.
2. E vjetër deri në një javë
Kjo vezë rri në pjesën e mesme të enës, por pjesa saj e gjerë qëndron sipër.
3. E vjetër deri në tri javë
Maja e hollë do të qëndrojë poshtë, derisa e gjëra sipër.
4. Vezët e këqija
Vezët që rrinë në sipërfaqe të ujit, hidhini menjëherë në plehra, sepse janë të dëmshme për shëndetin.