Elena Lika u bë e famshme në kohën kur ishte pjesëmarrëse në reality show-n e njohur “Big Brother Albania”.

Që pas pjesëmarrjes së në BBA, Elenën e shohim vazhdimisht në ekran. Është për tu përmendur se kohët e fundit modelja është një ndër vajzat më të komentuara në shoëbizin shqiptar, por siç duket ajo e ka lënë pak pas dore modelingun për t’iu përkushtuar gazetarisë, për të cilën ka përfunduar edhe studimet e larta.

E ftuar në “Top Albania Radio”, modelja shqiptare tregoi se ka ardhur momenti që të nisë një kapitull të ri në jetën e saj profesionale.

Bukuroshja rrëfeu detaje e këshilla për të gjitha vajzat e reja të cilat aspirojnë të bëhen modele. Sipas Elenës, kushtet si dhe pagesa e shërbimeve fotografike janë përmirësuar shumë në vitet e fundit.

“Pagesa më e ulët që kam marrë në fillimet e karrierës sime, ishte vetëm 5000 lekë të reja. Ndërsa shifra më e lartë që jam paguar është 1000 euro. Gjithsesi, modelet në Shqipëri paguhen më tepër se kaq ditët e sotme.” – përfundoi Elena Lika, e cila ka punuar rreth 8 vite si modele.

MUND TË JU PËLQEJNË