Gjithmonë na është thënë që nuk është etike të flasim për pagesat e të tjerëve, por megjithatë kjo nuk ka shumë rëndësi kur flasim për fitimet e yjeve të Hollywood-it. Kështu që mbani vesh, sepse lista me pagesat e aktorëve tanë të preferuar për vitin 2019 sapo ka dalë.

Sipas Variety, Ryan Reynolds i është ofruar një pagesë marramendëse prej 27 milionë dollarësh për rolin e tij të ardhshëm në “Six Underground”, një prodhim i Netflix. Gjithashtu dhe Dwayne “The Rock” Johnson, i cili gjithmonë e më shumë po konsiderohet si një aktor serioz, është paguar më shumë se 20 milionë dollarë për filmin e ardhshëm të “Fast and Furious: Hobbs and Shaw.”

Kolegu i tij në këtë projekt, Jason Statham do të fitojë diku tek 7 milionë dollarë, pra shumë më pak se Johnson. Kjo ndoshta për shkak se “The Rock” ka shijuar susksese më të mëdha vitin e fundit dhe normalisht paga e tij është rritur.

Pagat që marrin aktorët varen plotësisht nga studiot që realizojnë filmat. Netflix i paguan më shumë aktorët dhe stafin e tyre, për shkak të mënyrës se si fundksionon si platformë. Ata nuk i japin atyre asnjë pjesë nga fitimet e filmit. Për këtë arsye, Will Smith do të paguhet më shumë se 35 milionë dollarë për ‘Bright 2”, edhe pse filmi i parë sipas kritikëve ishte një dështim i vërtetë. Nga ana tjetër ai do të marrë për “Bad Boys” nga Sony 17 milionë dollarë. Pra jo aq shumë sa do ti japë Netflix.

Emily Blunt do të fitojë një shifër mes 12 dhe 13 milionë dollarëve për serinë e dytë të horrorit “A Quiet Place”, e realizuar po nga Sony. Sigurisht, në Hollywood ende ekziston një prag gjinor për sa i përket pagesës së aktorëve, prandaj dhe vajzat e filmave nuk i arrijnë dot shifrat e meshkujve.

Të jesh një superhero në ekran gjithashtu të paguan shumë sepse Robert Downey Jr, pra Iron Man-i. është paguar më shumë se 20 milionë dollarë për këtë rol dhe kaq pritet të paguhet dhe për filimin e ardhshëm ‘The Voyage Of Dr Dolittle’. Gal Gadot për Wonder Woman do të paguhet 7.7 milionë dollarë për serinë e ardhshmë të këtij projekti.

Joaquin Phoenix do të marrë më shumë se 4.5 milionë dollarë për rolin e shumëpritur të Joker-it. Sigurisht, një pagesë shumë e vogël krahasuar me të lartpërmendurit por tepërt e lartë nëse shihen fitime e tij të mëprashme nga filmat e pavarur që ka realizuar. Surprizë është dhe pagesa që do marrin Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt për “Once Upon A time in Hollywood”, nga 10 milionë dollarë secili. Thuhet se ata kanë pranuar të paguhen “kaq pak”, vetëm për shkak se dëshironin shumë të punonin me Tarantinon.

MUND TË JU PËLQEJNË