Besnik Canolli apo siç njihet nga publiku si 2Po2 është një nga reperët ”veteranë”, i cili që nga fillimi i karrierës ka mbledhur pas vetes fansa të shumtë.

2Po2 me stilin e tij të veçantë që nga fillimi i karrierës ka krijuar këngë, të cilat janë shndërruar në hite. Këngët e tij të dikurshme vazhdojnë të dëgjohen edhe sot, edhe pse ai asnjëherë nuk u ndalë së bëri këngë të veçanta, të cilat publiku i dëgjon tej mase.

Krahas karrierës dhe angazhimeve të shumta, Besniku mundohet të jetë edhe aktiv në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Sot për 124 mijë ndjekësit e tij në Instagram, reperi i njohur ka publikuar një imazh të bukur të dy djemve të tij, shkruan rtv21.

“Nofilter #myboys#”, ka shkruar Besniku krahas imazhit të djemve.

MUND TË JU PËLQEJNË