Reperi dhe gruaja e tij po e festojnë një ditë shumë të veçantë të tyre.

“Trëndafila për dashurinë tonë të përjetshme” ka shkruar 2po2 në gjuhën franceze, në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Në foto shihen teksa ai i dhuron trëndafila me ngjyrë të kuqë dhe të bardhë, gruas së tij me rastin e ditëlindjes së saj. Me Arbenën, reperi ka tre fëmijë. Ata janë prindër të dy djemëve, Eronit dhe Leonit dhe të një vajze të quajtur Andra.

Reperi Besnik Canolli apo siç njihet me emrin 2po2, krahas angazhimeve në profesionin e tij, është edhe një baba mjaft i përkushtuar. Besniku dhe gruaja e tij janë martuar tash e sa vite.

 

MUND TË JU PËLQEJNË