Princi Harry thotë se do t’i ketë vetë dy fëmijë në ‘maksimum’ për ta mbrojtur planetin.

Princi Harry ka thënë se ai planifikon t’i ketë dy fëmijë më së shumti, pasi zbuloi shqetësimet e tij për të ardhmen e Tokës, shkruan CNN.

Në bisedë me aktivistin dhe ekspertin e shimpanzeve Jane Goodall për edicionin special të “British Vogue”, Duka i Sussexit tha se ai do të dëshironte t’i ketë në maksimum dy fëmijë.

Ai dhe Goodall diskutuan burimet e pakësueshme të botës, Harry tha: “Ajo që duhet t’ua kujtojmë të gjithëve është: këto janë gjëra që po ndodhin tani. Tashmë ne po jetojmë në të. Ne jemi bretkosa në ujë dhe tashmë jemi sjellë në zierje. Është e tmerrshme “, ka shkruar ai.

Harry praoi se qëndrimi i tij ndaj planetit kishte ndryshar pas ardhjes së foshnjes Archie në jetë, gjatë muajit maj.

“Unë e shoh atë ndryshe tani, pa diskutim,” tha ai.

Ndërsa kur u pyet për numrin e fëmijëve që dëshiron t’i ketë ai tha “Jo shumë. Dy, maksimumi”. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË