Nuk mund të ketë një gëzim të barabartë me ditëlindjen e fëmijëve për prindërit.

Disa prej tyre entuziazmohen dhe përgatiten paraprakisht për të festuar këtë rast. Por ka edhe prindër që mundohen të kursejnë të gjitha shpenzimet për një ditëlindjeje.

Ndonëse festat për ditëlindjet e fëmijëve kanë ndryshuar me kohën, duke rritur kështu edhe shpenzimet, për fëmijët është mjaft e rëndësishme, që ditëlindja e tyre të festohet.

Pse duhet festuar çdo ditëlindje e fëmijëve?

Fëmijët e konsiderojnë festën e ditëlindjes, një ngjarje që ndodh rregullisht. Përshembull, një fëmijë që mbush 5-vjeç, në mendje ka vetëm festën. Kështu ata ndjehen më të rëndësishëm në familje, kur kjo ditë i dedikohet tërësisht atyre. Ndjehen më të vlerësuar, kanë më shumë besim në vete, po kështu është mjaft pozitive për marrëdhëniet mes fëmijës dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Mbi të gjitha ata krijojnë kujtime pozitive. Ata do të keni çfarë të kujtojnë më vonë.

Ajo që është e rëndësishme nuk është torta më e madhe e ditëlindjes, as dhurata më e shtrenjtë nga dyqani më prestigjioz, por ngrohtësia e mjedisit në të cilin fëmija ndihet i përfshirë, i sigurt dhe i respektuar. ndaj kushtojini vëmendje.

MUND TË JU PËLQEJNË