Ka shumë kureshtje rreth këngëtares së munguar Jehona Sopi, për të cilën u tha se së shpejti do ti kthehet botës së muzikës, por që publiku ende nuk ka parë asgjë konkrete, shkruan “Kosovarja”.

Jehona, që pas martesës dhe lindjes së vajzës, është larguar dukshëm nga muzika, duke iu përkushtuar më shumë familjes, por edhe punës si psikologe, që duket se e bënë me shumë dëshirë.

Jehona Sopi dikur ka pasur shumë shoqe nga skena muzikore, si Alma Bektashin,

Adelina Thaçin, etj., por jo më. Tani ajo shihet nën shoqërinë e femrave të tjera dhe rrallë e shohim të shoqëruar me këngëtaret e estradës, që dikur ishin miket e saj më të mira, shkruan “Kosovarja”.

Deri në rikthimin e Jehonës, na mbetet të presim për ta parë edhe një herë shkëlqimin e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË