Ndonëse po i mungon skenës muzikore, publiku e njeh mjaftë mirë, shkruan “Kosovarja”.

Fjolla Krasniqin, vajzën e kompozitorit të njohur Naim Krasniqit, e kemi parë qysh në fëmijëri në skena muzikore e programe televizive bashkë me motën e saj Zanën.

Ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë ajo ka premtuar se do të rikthehet në skenën muzikore, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Pavarësisht kësaj këngëtarja është pjesë e mediave shpesh ku komentohet bukuria e saj unike dhe eleganca e saj.

E me pozën e shkrepur sot, ajo ka marrë vëmendje teksa pi kafe në rrezet e diellit në Prishtinë.

Flokët kaçurele të lëshuara mbi fytyrë e bëjnë kaq të veçantë bukuroshen./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË