Ndonëse po i mungon skenës muzikore, publiku e njeh mjaftë mirë.

Fjolla Krasniqin, vajzën e kompozitorit të njohur Naim Krasniqit, e kemi parë qysh në fëmijëri në skena muzikore e programe televizive bashkë me motën e saj Zanën, shkruan “Kosovarja”.

Ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor, dhe nuk duket në publik, megjithatë këngëtarja është pjesë e mediave shpesh ku komentohet bukuria e saj unike dhe eleganca e saj.

Flokët kaçurele e bëjnë të duket e veçantë dhe për të cilat merr vëmendje të vazhdueshme.

Fjolla akoma duket një femër elegante dhe me shumë stil. Ajo është aktive në rrjetet sociale dhe ndanë kohë pas kohe imazhe të ndryshme.

Vëmendje ka marrë imazhi i saj i fundit ku shihet duke tymosur duhanin me komoditet në një nga kafenetë e kryeqytetit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË