Talentin për muzikë e shfrytëzoi në projekte të ndryshme, por nuk i shkoi gjatë.

Fjolla Krasniqi, e njohur edhe si vajza e këngëtarit dhe kompozitorit Naim Krasniqi, në vitet 2000 bëri bujë me talentin dhe paraqitjet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor, dhe nuk duket në publik, megjithatë këngëtarja është pjesë e mediave shpesh ku komentohet bukuria e saj unike dhe eleganca e saj.

Fjolla kohë pas kohe freskon llogarinë e saj në Instagram me imazhe të ndryshme nga fëmijëria e adoleshenca.

Së fundi vjen me një të tillë kur ishte më e re. Me stilin e veshjes, grimin dhe flokët ajo dukej një bukuroshe edhe atëherë.

Ju lëmë ta vlerësoni, më e bukur atëherë, apo tash?

Ndryshe Fjolla sot punon në “RTV 21” në sektorin e muzikës/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË