Sot IKSHPK ka njoftuar se katër raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit se një 32 vjeqar nga Gjermania, me qëndrim në Bibaj-Ferizaj është i prekuri i parë, sot.

Ndërsa tri rastet e tjera janë raste kontakti, nga Prishtina dhe Gjakova.

“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, thuhet në njoftim.

MUND TË JU PËLQEJNË