Para disa ditëve bërën organizimin më të veçantë duke mbledhur familjarë, kolege e mikesha të tyre.

Elita Rudi së bashku me vjehrrën e saj Lirije Gjikollin, festuan ardhjen e anëtarit më të ri në familjen e tyre, Zërit, shkruan Kosovarja.

Çaste e lumturi të pafundme nuk munguan nga ambienti, ku secila më shumë se tjetra shkëlqenin në mënyrën e tyre.

E, kur merr pjese në mbledhi të tilla, duhet të jesh i përgaditur pë gjithçka, pasi ndonjëherë nuk shpëton dot pa të kapur syri i kamerës në ndonjë moment jo të favorshëm.

Kjo gjë zuri të trokasë pikërisht në nikoqiret e këtij ahengu, më saktë te Elita, ku e gjithë kjo u pa në një publikim të vjehrrës së saj.

Se a është në dijeni ajo për këtë publikim të tillë, apo është pajtuar që jo çdo herë do të dalësh mirë në fotografi, këtë nuk mund ta paragjykojmë. Mirëpo të paktën mos lejoni të iu ik kjo pamje nga duart e juaja. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË