Këngëtari Meda, i njohur dhe i pëlqyer nga masa, është baba i ktër fëmijëve. Ai, është shumë i lumtur me jetën familjare dhe zhvillimet e jetës private, shkruan “Kosovarja”.

Sipas këngëtarit të njohur, fëmijët nuk i bëjnë konkurrencë njëri tjetrit dhe të gjithë e kanë karakterin e tyre dhe dashurinë e madhe të tij.

Megjithatë, siç thonë edhe miq të këngëtarit, djalit të madh askush dhe asgjë nuk mund ti bëjë konkurrencë, pasi është pika e dobët e Medes.

Një herë, vetë këngëtari kishte deklaruar se i ishte bërë shprehi që gjatë gjithë kohës ta përmendte emrin e djali të tij, Aldonit. “këtë dijnë të jgithë”, pat thënë Meda në një intervistë të mëhershme, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË