Ka fituar simpatinë e publikut falë zërit të mrekullueshëm që ka.

E këtë dhunti të Zotit, Vjollca Haxhiu e ka shpalosur përmes këngëve hite që ka realizuar përgjatë këtyre viteve, shkruan “Kosovarja”.

Publiku shqiptarë e vlerëson shumë, duke e bërë njërën nga këngëtaret më të kërkuara për ahengjet familjare.

Përveç si këngëtare, Vjollca është edhe një mike e shoqe e mirë. Ajo ka një marrëdhënie të lakmueshme edhe me kolegët e saj të estradës.

Në këtë mënyrë, ajo gjenë kohë për të kaluar me ta, shkruan tutje “Kosovarja”.

Kësaj radhe ajo ka ftuar për qaj kolegen dhe shoqën e saj Violeta Kajtazin.

Është kjo e fundit që ka ndarë në instastory një video teksa tregon se po kalojnë momente të mira bashkë.

Theksojmë se edhe Violeta hynë në listën e këngëtareve më të popullarizuara kur bëhet fjalë për muzikën popullore./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË