Sot në familjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ka festë. Ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së sot shënon ditëlindjen e 68-të.

Me rastin e ditëlindjes, Mustafa pritet të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e porsonalitete të ndryshme.

Isa Mustafa është lindur më 15 maj të vitit 1951 në fshatin Prapashticë të rrethit të Prishtinës.

Ai ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë, ndërsa Masterin dhe Doktoraturën i ka kryer në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1974, ai kishte filloi punën e tij profesionale, si pedagog në Universitetin e Prishtinës.

Mustafa ka qenë kryetar i Prishtinës nga dhjetori i vitit 2007 deri në dhjetor 2013 dhe ka shërbyer si kryeministër i Kosovës nga viti 2014 deri në vitin 2017./21Media/.

MUND TË JU PËLQEJNË