Ish banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli ka filluar pushimet, ku destinacion për të është Greqia.

Në ishujt që ajo po viziton nuk po mungojnë as fotografitë provokuese që ajo po publikon, ndërsa së fundmi ka realizuar një të tillë, ku Tea ka hequr fare pjesën e sipërme të bikinit, duke mbuluar me duar gjoksin e saj.

Ish banorja e Big Brother Albania ka marrë komente të shumta, ku nuk kanë munguar dhe ato të tipit se si nuk ka turp për këtë foto të publikuar, mirëpo Tea është përgjigjur duke thënë se nuk sheh diçka për turp në këtë mes.

Tea Zhuli menjëherë pas daljes nga Big Brother Albania, krijoi lidhjen e dashurisë me Vesel Kurtishajn, fituesin e atij edicioni. Ndërsa i dha fund shumë shpejt, për tu lidhur më pas me një ish banor tjetër të po atij edicionit, Kristi Beçka, me të cilin vazhdon ende lidhjen.

Ndërsa tani Tea po merret me dizajn të modës, ku dhe ka krijuar një koleksion të sajin./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË