Tea Zhuli u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Albania”, ndërsa u komentua gjatë brenda shtëpisë për raportin e saj me Vesel Kurtishajn.

Dy banorët patën romancë dashurie jashtë shtëpisë së Big Brother për disa muaj me radhë.Jo gjithçka shkoi siç duhet për ta, pasi Tea Zhuli shumë shpejt u pa në krahët e ish banorit tjetër, Kristi Beçka.

Mirëpo, duket se tani ka përfunduar gjithçka edhe për Tean dhe Kristin pas disa vitesh lidhjeje. Kristi ka disa javë që ka udhëtuar drejt Londrës ku dhe po punon atje, ndërsa Tea vazhdon të qëndrojë në Korçë.

Në Instagram-in e Teas shohim se ajo ka fshirë të gjitha fotografitë me Kristin, ndërsa ky i fundit postimin e fundit bashkë me Tean e ka në muajin korrik.

Mirëpo, ajo që shton dhe më shumë dyshimet është se Kristi ka disa ditë që publikon thënie të ndryshme në llogarinë e tij që i dedikohen ndarjes.

MUND TË JU PËLQEJNË