Dritan Shakohoxha tha pak më parë se kishte qenë ai që ia dha lajmin e largimit nga puna moderators Ilda Bejleri.

Në një intervistë për “Pushime on Top”, ai u shpreh se vendimi për të shkëputur marrëdhëniet profesionale nuk u prit mirë nga Ilda:

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë e kam marrë në fillim në televizion [Ildën], bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin nga Digitalb por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundesinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste…”, tha Shakohoxha.

Por pas kësaj interviste ka reaguar vetë Ilda e cila shprehet se një komentator nuk mund të të pushojë nga puna.

Me ironi ajo shkruan duke qeshur në Instastory se “nga puna të heqin e të marrin pronarët jo komentatorët e ndeshjeve”.

Epo nëse e kuptoni si ne, Ilda sapo i bëri një gol Shako Hoxhës! Po ky i fundit çdo të bëjë?!

Më herët, Ilda ka konfirmuar sherrin me Shakohoxhën dhe largimin e saj nga “Digitalb”, për tek në “Top Channel”.

“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak”- është shprehur moderatorja.

MUND TË JU PËLQEJNË