Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi ka bërë të ditur se është identifikuar personi që ka rrahur gruan rome dhe së shpejti pritet ndalimi i tij nga policia.

“Është identifikaur kryesi i kësaj vepre është i njohur për policinë, shumë shpejt pritet ndalimi i tij presim që shembuj të tillë të mos ndodhin më në shoqërinë tonë dhe të marrin dënimin e merituar kryesit e kësaj vepre”, tha Sherifi.

Sot në mes të qytetit të Ferizajt është rrahur për të dytën herë gruaja rome. E njejta më pas u dërgua në polici.

MUND TË JU PËLQEJNË