Bibaj është izoluar, pasi një banor i këtij fshati të Ferizajt, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmi për rezultimin pozitiv të një 32-vjeçari në Covid-19 është dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ndërkohë Komuna e Feriajt përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ky fshat është izoluar tashmë.

“Një ferizajas i infektuar me Coronavirus, ta ruajmë qetësinë, izolohet Bibaj. Nga njoftimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një qytetar nga Ferizaj, me vendbanim në fshatin Bibaj, i moshës 32 vjeçe, i ardhur nga Gjermania, është konfirmuar i prekur nga virusi COVID-19”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Në izolim janë futur edhe disa qytete e fshatra tjera, pasi banorët e tyre kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.

Deri më tash ën Kosovë janë 28 persona të infektuar me koronavirus.

MUND TË JU PËLQEJNË