Pushimet kanë nisur edhe për motrat Muçaj- Haradinaj, shkruan “Kosovarja”. Anita dhe Lola siç dihet, janë bashkëshortet e dy personaliteve të njohura Ramush e Daut Haradinaj.

Ato gëzojnë jetë të lumtur me familjet e tyre, ku pavarësisht angazhimeve në karrierë nuk mungon harmonia e dashuria mes vete.

Shpesh i shohim bashkë në rrjetet sociale, në ngjarje e organizime të ndryshme. Por kësaj radhe motrat kanë vendosur të shkojnë vetëm në pushime, pa bashkëshortet e tyre.

Ato po kalojnë disa ditë në Golem të Shqipërisë, me babin dhe fëmijët.

Anita e Lola shfaqen të veshura njejtë duke pozuar të lumtura në krahët e Mustafë Muçajt, babait të tyre. “Me babin ma t’mrin prej krejtve”, ka shkruar Anita në Instagram”./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË