Dikush prej ndjekësve e ka ofenduar Keisin dhe nuk ka munguar reagimi i reperit Stresi.

Pranë postimit ku paralajmëron projektin e ri muzikor, Stresi ka pranuar komente të shumta.

Një prej tyre duket se nuk i ka pëlqyer aspak pasi dikush prej ndjekësve e ka ofenduar Keisin.

Ajo dhe Stresi pas ndarjes u kthyen ndër emrat më të komentuar në mediat rozë andaj nuk ka pasur se si të mungojë përgjigja e reperit për ndjekësin.

“Aman o Arkimed, je bërë si budalla nga një femër, ajo është një copë analfabete që s’di të formulojë fjali, ti i ngele mbrapa”, shkruan komentuesi.

“Kthe kokën mbrapa dhe bë gatin listën e dasmës”, ia kthen Stresi ndërsa është mbështetur nga shumë fansa e miq të tij të cilët i kanë dalë në mbrojtje si atij ashtu edhe Kejsit duke i konsideruar si çiftin perfekt.

MUND TË JU PËLQEJNË